Programet Tona

Kujdes dhe edukim i përshtatur sipas moshës për zhvillim të qëndrueshëm të fëmijëve.

Grupi i Vogël

 1 - 2 vjeç

Program i butë dhe i sigurt për hapat e parë të zhvillimit. Fokus në rutinë, siguri emocionale dhe komunikim të hershëm.

  • Lojë senzoriale dhe aktivitete motorike të lehta
  • Përshtatje graduale me ambientin e kopshtit
  • Nxitje e gjuhës përmes këngëve dhe tregimeve

Parashkollor

 3 - 4 vjeç

Fëmijët mësojnë përmes lojës së strukturuar, aktiviteteve kreative dhe bashkëpunimit me grupin.

  • Zhvillim i të folurit dhe shprehjes
  • Aktivitete arti, muzike dhe role-play
  • Konceptet e para të numrave dhe shkronjave

Përgatitja për Shkollë

 4 - 5 vjeç

Program i avancuar për ndërtimin e aftësive bazë akademike dhe sociale që i nevojiten fëmijës para klasës së parë.

  • Shkrim i emrit dhe njohje shkronjash
  • Numërim, renditje dhe logjikë e thjeshtë
  • Rritje e pavarësisë dhe disiplinës pozitive

Si të Regjistroheni

Proces i thjeshtë dhe i qartë për tu bërë pjesë e Mjalta.

1

Na Kontaktoni

Na telefononi ose na shkruani për të marrë informatat fillestare.

2

Vizitoni Kopshtin

Shihni ambientin, klasat dhe mënyrën tonë të punës nga afër.

3

Plotësoni Aplikimin

Pasi të vendosni, plotësohen dokumentet e nevojshme të regjistrimit.

4

Mirë se vini në Mjalta

Fëmija juaj fillon me një periudhë përshtatjeje të qetë dhe të sigurt.

Gjeni Programin e Duhur për Fëmijën Tuaj

Na kontaktoni dhe ne do tju udhëzojmë drejt programit më të përshtatshëm.

Rezervo Vizitë